Termat & Kushtet

Termat & Kushtet janë përditësuar më 07 qershor 2020.

Dakordësimi me Termat & Kushtet

Me hyrjen apo regjistrimin tuaj në  platformën online të shitjeve të Lilu Kids Concept Store (lilukids.al), ju pranoni dhe dakordësoheni  me termat dhe kushtet e poshtë cituara. Gjithashtu do ju lind nevoja ti pranoni sa herë që ju blini në platformë pasi  ato  mund të përditësohen periodikisht.

Mbrotja e të dhënave personale

Çdo e dhënë e juaja  e vendosur në llogarinë tuaj në platformën e shitjeve lilukids.al është e mbrojtur. Ato mund të përdoren nga platforma, vetëm në rastet kur është e domosdoshme (kur ju keni mangësi në të dhëna për një porosi të bërë në platformë).

Pranimet & kthimet e porosive

Platforma e shitjeve online Lilu Kids Concept Store i lind e drejta të pranojë apo edhe të refuzojë (në raste të veçanta) porosinë tuaj. Në të gjitha rastet ju do të njoftoheni nëpërmjet adresës zyrtare elektronike (info@lilukids.al) ose me anë të një telefonate, bazuar në të dhënat e vendosura në porosinë e kryer.

Krijimi i llogarive në platformë

Platforma e shitjeve online Lilu Kids Concept Store u mundëson çdo individi të krijojë llogarinë personale në platformë. Ju mund të porosisni produkte edhe pa qenë nevoja e regjistrimit më parë.

Kohëzgjatja dhe pagesat e shërbimit të transportit

Lilu Kids Concept Store bashkëpunon edhe me palë të treta për shërbimin e transportit të porosive. Çmimet, kohëzgjatja dhe kushtet e shërbimit të transportit janë të publikuara në faqe, por i merrni edhe në momentin e marrjes së porosisë në dorëzim.

Gjurmimi i porosive

Duke qenë se platforma e shitjeve online Lilu Kids Concept Store ofron shërbim transporti me palë të treta, si rrjedhojë gjurmimi i porosisë do të kryhet nëpërmjet sistemit të menaxhimit të postës kurier. Gjithashtu suporti i platformës do t`ju informojë në kohë reale për vendodhjen e porosisë tuaj.

Ndërrimet & Kthimet e porosive

Lilu Kids Concept Store ofron mundësinë e kthimit dhe ndërrimit të produkteve të porositur për çdo klient në çdo qytet të vendit, por edhe jashtë. Çdo procedurë e tillë, kosto dhe kohëzgjatja specififikohen në momentin e kthimit apo ndërrimit të porosisë.

Informacione & Sqarime

Për pyetje apo informacion rreth produkteve, porosive apo edhe interes për bashkëpunime ju mund të na kontaktoni në numrin e telefonit +355 69 70 44 126 ose në adresën elektronike info@lilukids.al