Aksesorë për krevat
Po shfaqen krejt 19 përfundimet
-
Aksesorë për krevat, Batanije&Sleeping bag, Napa, NË SHTËPI
Jastëk Premium, Muscovy Duck Down – Baby
Jatëk premium për bebe, me puplat më të imta dhe më të buta, ndodhur në pjesën e brendshme të puplave në trupin të rosave (Muscovy duck down).
Down Down është materiali izolues më i mirë në botë. Ai rregullon shumë mirë nxehtësinë dhe lagështinë në jastëk apo jorganë.
Materiali: Mbulesa e jashtme 100% pambuk, Mbushja: 90% puplat e imta, ndodhur në shtresën e brendshme të puplave të rosave/ 10% pupla rosash
- Përmasa 40x45cm
- 1 cm i trashë
- Vjen bashkë me një Tote Bag dhuratë, me zinxhir, për përdorim të përditshëm
- Mund të lahen me 30 gradë në lavatriçe me cikël të butë dhe detergjentë të butë me 2-3 topa larës. Gjatë tharjes shkundeni dhe hapini puplat me dorë.
SKU: KS16537-1 -
-
Aksesorë për krevat, Krevat, NË SHTËPI, Sale
Xhep Krevati Merlin, Misty Pink
Disa objekte të nevojshme e ndihmëse të bebushit nuk ka pse të jenë të shpërndara. Xhepi Merlin nga Nobodinoz vjen me 3 ndarje për të organizuar pelenat, biberonët, furçat e lojra të tjera të vogla, për t’i pasur pranë në djep ose në zonën e ndërrimit të bebushit. Përmban disa rripa pambuku për ta lidhur në mënyrë komode në vendin e dëshiruar.
- Përmasat 60 x 1 x 30 cm
- Material pambuk organik 100%
- Çertifikatë OEKO-TEX® CLASS 1 certified fabrics
- Dizenjuar dhe prodhuar në Barcelona me kujdes nga Nobodinoz.
SKU: NDZD17Merlin9507-1 -
Aksesorë për krevat, Dekorim, NË SHTËPI, Tenda & Shilte
Canopy & Tapet loje – Off White
Kjo tendë e bukur i jep menjëherë një prekje elegante dhomës së fëmijëve. Krijon këndin më të qetë në shtëpi, ku fëmija mund të flejë, të luajë ose të pushojë.
Por ka edhe më shumë: tenda vjen në një set të bukur me një tapet loje. Të dyja mund të lidhen së bashku.
Disa detaje:
- Përfshin: Tenda + Tapeti
- Përmasa: Tenda është e lartë 2.3 metra, ndërsa tapeti i lojës ka një diametër prej 1.2 metrash.
- Materiali: 100% Pambuk i ricikluar OEKO-TEX:Standard 100; Mbushja e tapetit: 100% Polyester
- Vendosja: Kapet lehtësisht në tavan / Pesha shumë e lehtë, 2.1kg.
SKU: n/a -
Sold out!Aksesorë për krevat, Batanije&Sleeping bag, Napa, NË SHTËPI
Jorgan 100×140, me kapok – Konges Sløjd
Jorgani i përkryer për të sapolindur dhe fëmijë nga marka daneze Konges Sløjd.
Jorgani është i mbushur me Kapok. Kapok është një fibër natyrale dhe organike e mbledhur nga pema kapok, që rritet e egër në pyjet tropikale.
Fibra ka shumë veti të vlefshme, ideale për ndjeshmërinë e të sapolindurëve. Kapoku lejon frymëmarrjen e tekstileve më shumë se çdo fibër tjetër natyrore pasi përbëhet 80% ajër, gjë që e bën atë shumë herë më të lehtë se pambuku. Fijet janë të mbuluara me një shtresë të hollë dylli që largon insektet dhe pluhurin, dhe nuk përdoren pesticide në prodhim.
- Përmasa 100x140cm, përshtatet me çarçafët tanë të përmasës Junior 100x140cm.
- Shihni më poshtë mbi mirëmbajtjen specifike të produkteve tekstile prej kapoku.
SKU: KS16536 -
Aksesorë për krevat, Dekorim, NË SHTËPI, Sale, Tenda & Shilte
Canopy Rose Dust, Konges Sløjd
Një copëz e vogël parajse nga Konges Sløjd në shtëpi. Ngjyrat e lehtë e rozës pastel dhe cilësia e dritës së napës krijon një atmosferë si mbi re!
Tenda Rose Dust krijon një hapësirë komode dhe të qetë për fëmijën tuaj. Mund të përdoret për lojë ose mbi krevat, për të falur një ambient të sigurt e të rehatshëm.
Varja delikate e bën një dekor të përsosur për shtrati e fëmijës ose për në cepin e lojrave. Këto tenda i bëjnë fëmijët të ndjehen të mbrojtur brenda tyre dhe të bëjnë një gjumë të qetë.
Disa detaje:
- Përmasa: 300cm x 50ø
- Materiali: Pambuk organik 100%, napë muslin OEKO-TEX®
- Vendosja: Kapet lehtësisht në tavan / Pesha shumë e lehtë, 3kg. / Pëlhura sistemohet në harkun e hollë të brendshëm.
SKU: n/a -
Aksesorë për krevat, Batanije&Sleeping bag, Krevat, Napa, NË SHTËPI
Jorgan 70×100, me kapok – Konges Sløjd
Aksesorë për krevat, Batanije&Sleeping bag, Krevat, Napa, NË SHTËPIJorgan 70×100, me kapok – Konges Sløjd
Jorgani i përkryer për të sapolindur dhe fëmijë nga marka daneze Konges Sløjd.
Jorgani është i mbushur me Kapok. Kapok është një fibër natyrale dhe organike e mbledhur nga pema kapok, që rritet e egër në pyjet tropikale.
Fibra ka shumë veti të vlefshme, ideale për ndjeshmërinë e të sapolindurëve. Kapoku lejon frymëmarrjen e tekstileve më shumë se çdo fibër tjetër natyrore pasi përbëhet 80% ajër, gjë që e bën atë shumë herë më të lehtë se pambuku. Fijet janë të mbuluara me një shtresë të hollë dylli që largon insektet dhe pluhurin, dhe nuk përdoren pesticide në prodhim.
- Përmasa 70x100cm, përshtatet me çarçafët tanë të përmasës Baby 70x100cm.
- Shihni më poshtë mbi mirëmbajtjen specifike të produkteve tekstile prej kapoku.
SKU: KS16535 -
Aksesorë për krevat, Dekorim, Krevat, NË SHTËPI, Sale, Tenda & Shilte
Canopy Nimbus Cloud, Konges Sløjd
-20%Aksesorë për krevat, Dekorim, Krevat, NË SHTËPI, Sale, Tenda & ShilteCanopy Nimbus Cloud, Konges Sløjd
Një copëz e vogël parajse nga Konges Sløjd në shtëpi. Ngjyrat e hirtë dhe cilësia e dritës së napës krijon një atmosferë si mbi re!
Tenda Nimbus Cloud krijon një hapësirë komode dhe të qetë për fëmijën tuaj. Mund të përdoret për lojë ose mbi krevat, për të falur një ambient të sigurt e të rehatshëm.
Varja delikate e bën një dekor të përsosur për shtrati e fëmijës ose për në cepin e lojrave. Këto tenda i bëjnë fëmijët të ndjehen të mbrojtur brenda tyre dhe të bëjnë një gjumë të qetë.
Disa detaje:
- Përmasa: 300cm x 50ø
- Materiali: Pambuk organik 100%, napë muslin OEKO-TEX®
- Vendosja: Kapet lehtësisht në tavan / Pesha shumë e lehtë, 3kg. / Pëlhura sistemohet në harkun e hollë të brendshëm.
SKU: n/a -
Aksesorë për krevat, Krevat, NË SHTËPI
Tyl & Krahë Mbajtës, Universal
Set i plotë nga Childhome tyl i bardhë dhe krahë mbajtës unviversal, të përshatshëm për çdo krevat.
Përveç efektit dekorativ, tyli mbron bebushin nga mushkonjat dhe insektet e tjera në shtëpi, në çdo stinë. Ai krijon një atmosferë të sigurt dhe paqësore në dhomë.
- Përmasat: 55.0 x 15.0 x 105.0 cm
SKU: n/a -
Aksesorë për krevat, Krevat, NË SHTËPI
Mbulesë Krevati Tipi
Shndërroni krevatin tuaj prej druri Childhome Tipi në një strehëz super komode me Mbulesën e bardhë Tipi. Gjumi nuk ka qenë kurrë kaq shumë argëtim! Me një tendë të freskët indiane, dhoma e fëmijëve është pa dyshim më tërheqësja në të gjithë shtëpinë!
Kjo mbulesë Tipi është e përshtatshëm për krevatin me strukturë druri Tipi të Childhomë 70×140 apo 90x200cm
SKU: n/a -
Aksesorë për krevat
Mobile me Zogj
Kompletoni krevatin e fëmijës suaj me këtë lodër elegante me zogj të vegjël shumëngjyrësh prej druri!
Është e përshtatshme për t’u varur në krahun e muzikës sonë nga Egmont Toys. Zogjtë e vegjël janë pothuajse transparent nën fijet e holla të bardha prej pambuku dhe duket sikur notojnë në hapësirë! Ngjyrat dhe lëvizja e tyre do ta magjeps bebushin e vogël!
SKU: EG511201 -
Aksesorë për krevat, LOJRA, Muzikë
Me muzikë – Louise Mobile
Mosha: +0 muaj
Nën melodinë e “La vie en Rose“, Louise the Unicorn me miqtë e saj të Lilliputiens rrotullohen për të argëtuar fëmijën me lëvizjet dhe muzikën e tyre. Secila nga personazhet ka një funksion të veçantë: një unazë fluoreshente, ngjyra të ndritshme, një pasqyrë dhe një prizëm, për të stimuluar njëkohësisht shumë shqisa tek foshnjet.
Pjesë të ndryshme mund të hiqen nga Mobile dhe t’i jepen fëmijës për të shuar kuriozitetin dhe eksploruar në dorë!
Kutia e muzikës luan me kurdisje dhe vjen së bashku me dy fije elegante pambuku për t’u lidhur. Nuk ka nevojë për bateri.
- Nuk përfshihet krahu i muzikës prej druri. Në fotot e produktit jepet për demonstrim.
Futuni në atmosferën e dhomës së bebushit me tingujt e kësaj melodie:
SKU: DP86829 -
Aksesorë për krevat
Mobile me Elefantë
Kompletoni krevatin e fëmijës suaj me këtë lodër elegante me elefantë të vegjël shumëngjyrësh e miusha prej druri!
Është e përshtatshme për t’u varur në krahun e muzikës sonë nga Egmont Toys. Elefantët e vegjël janë pothuajse transparent nën fijet e holla të bardha prej pambuku dhe duket sikur notojnë në hapësirë! Ngjyrat dhe lëvizja e tyre do ta magjeps bebushin e vogël!
SKU: EG511202 -
Sold out!Aksesorë për krevat
Krah Druri me Muzikë
Krahu i drurit vjen së bashku me kutinë e muzikës, si një aksesor që kompleton krevatin e foshnjes! Muzika dhe lojrat që mund të varen këtu rrotullohen nga kutia e muzikës dhe ndihmojnë foshnjen të qetësohet kur qan, si dhe stimulon shqisa të tij
Krahu i muzikës:
- Mund të përshtatet në shumicën e krevatëve. Montimi bëhet sipas gjerësisë së vendit ku do të vendoset.
- Përfundon me një çengel të vogël për të varur kutinë e muzikës (të përfshirë këtu) apo lodra e aksesorë të tjerë.
Kutia e muzikës:
- Mund të hiqet nga pjesa tjetër e produktit
- Përfundon me një mekanizëm të vogël që rrotullon çdo lodër apo aksesor tjetër që do të zgjidhni të varni nën të.
- Kurdiset. Nuk ka nevojë për bateri.
SKU: EG511200 -
Sold out!Aksesorë për krevat, Kukulla & Pellusha, LOJRA, Muzikë
Muzika e Elefantit Albert
Mosha: +0muaj
Elefanti Albert nis muzikë të butë kur bebushi tërheq unazën e vogël e bërë për duart e tij/saj. Dhe ndërsa pushon së qari apo mbyll sytë të flejë, fija e muzikës kthehet brenda në kukull.
- E bërë nga materiali i butë, i cilësisë së lartë për të ruajtur shkëlqimin për një kohë shumë të gjatë
- Në krye, ka dy lidhëse për t’u kapur pas djepit, karrocës, krevatit, etj…
- Nuk ka nevojë për bateri
SKU: dp83007 -
Aksesorë për krevat, Dekorim, Krevat, NË SHTËPI
Mobile Snowberry White
Dekori me re dhe pikëzat e argjendta e ari nën fijen transparente, një prodhim klasik i Konges Sløjd, i jep dhomës së fëmijëve një atmosferë magjike dhe elegante. Nuk është një lodër dhe është vetëm për qëllime dekorative.
Çdo mobile është i punuar me dorë, prandaj mund të rastisin ndryshime të vogla nga njëri produkt tek tjetri.
Kujdes! NUK është lodër. Pikat e varura mund të bien nëse tërhiqen nga fëmijët. Ju rekomandojmë ta varni mbi krevati, tavolinë ndërrimi ose sipërfaqe të ngjashme, por jashtë mundësive të fëmijës dhe të tjerëve për ta tërhequr. Vareni mobile në një vend pa vizatime dhe mos tërheqni fijen, retë ose pika.
-
- Përmasat 64 cm e gjatë x 24.5 cm e gjerë
SKU: KS16402 -
-
Sold out!Aksesorë për krevat, Krevat, NË SHTËPI
Xhepë Krevati Canvas Organiser + Designs
Disa objekte të nevojshme e ndihmëse të bebushit nuk ka pse të jenë të shpërndara. Xhepi Canvas Organiser nga Childhome është i madhe dhe vjen me 5 ndarje për të organizuar pelenat, biberonët, furçat e lojra të tjera të vogla, për t’i pasur pranë në djep ose në zonën e ndërrimit të bebushit. Lidhësja simpatike e bënë të lehtë montimin.
-
- Përmasat 60 x 5 x 50 cm
- Material pambuk 100%
SKU: CDHCHCOD -
-
Aksesorë për krevat, Krevat, Mobilie Dhome, NË SHTËPI
Anësore Krevati Druri
Kjo anësore druri, tepër e lehtë për t’u vendosur, e bën shtratin e vogëlushit tuaj të sigurt. Ajo parandalon që fëmija të bie nga shtrati, në veçanti gjatë periudhës tranzitore nga krevati i bebit në krevat junior.
- 120 cm e gjatë, 40 cm e lartë
- Vendoset ndërmjet bazës së krevatit dhe dyshekut
- Përshtatet pothuajse në çdo krevat. Na kontaktoni për të provuar nëse i përshtatet krevatit të fëmijës suaj!
SKU: CDHBERA