Edukative
Po shfaqen 1–24 nga 26 përfundime gjithsej
-
Edukative, Lojë me role, LOJRA, Sale, Sale Lodra
Jeta në Planetin Mars
Një set loje fantastik, dizenjuar si një stacion në planetin Mars, ku mund të jetojnë njerëzit. Konceptuar sipas teorive moderne të përshtatjes së njerëzve në planetin e kuq! Seti i lojës krijon një persperktivë të re dhe nxit kureshtjen për zbulime dhe hulumtime të reja nga fëmijët!
Seti përmban: raketë, astronaut, UFO, serën e rritjes së perimeve, kullën e kontrollit etj.
Përmasat: 45 x 44 x 20 cm
Materiali: Dru dhe bojra me bazë ujë
***
Tender Leaf Toys mbjell një pemë të re për çdo pemë që përdor për të prodhuar lojrat dhe mobiliet e tyre për fëmijë!
SKU: n/a -
Edukative, LOJRA, Sale, Sale Lodra
Paneli i Motit dhe Fazat e Hënës
Mësoni dhe argëtohuni duke ndjekur dhe regjistruar ndryshimet e motit dhe fazat e Hënës me panelin prej druri nga Tender Leaf Toys.
Njihuni me emrat e 8 fazave të Hënës, matni temperaturën, lëvizni kapelen e djalit të vogël për të treguar sa erë fryn, tregoni edhe nivelin e shiut që bie jashtë! Gjithashtu, shoqëroni lojën me 9 simbolet e motit, magnetike, për t’u ngjitur në tabelë, që tregojnë parashikimin e motit për dje, sot dhe nesër!
Përmasat: 43 x 31 x 5 cm
Materiali: Dru dhe bojra me bazë ujë
***
Tender Leaf Toys mbjell një pemë të re për çdo pemë që përdor për të prodhuar lojrat dhe mobiliet e tyre për fëmijë!
SKU: n/a -
Edukative, LOJRA, Sale, Sale Lodra
Paneli i Stacionit Hapësinor
Një mision ndër-galaktik, i gjithë në një platformë të vetme hapësinore!
Paneli është i madh 43 cm i gjerë, prej druri dhe me plot funksione. Një mjet fantastik, i trashëgueshëm, për të mësuar mbi hapësirën, por më shumë, për të përshtjelluar mendimet dhe ëndërrimet mbi një ndër kuriozitet më të mëdha: hapësira!
- Një rrotë mund të rrotullohet dhe dalin gjithmonë pamje të reja nga hapësira, sikur po sheh nga dritarja e një anije kozmike, në hapësirën e pafundme
- Një shufër magnetike jep një panoramë të sistemit tonë diellor, ku vendosen planetet sipas radhës
- Një radar për të gjurmuar UFOt
- Një hënë sferike
- Një satelit që mund të lëviz përreth Tokës
- Mikrofon për të komunikuar për nisjen e një rakete kozmike me 3 pjesë të lëvizshme
- Matësi i karburantit të anijes kozmike
- Plot butona për të shtypur…
Përmasat: 43 x 28 x 8 cm
Materiali: Dru dhe bojra me bazë ujë
***
Tender Leaf Toys mbjell një pemë të re për çdo pemë që përdor për të prodhuar lojrat dhe mobiliet e tyre për fëmijë!
SKU: n/a -
Edukative, LOJRA, Për më të rriturit
Loja me lidhëse – Lassanimo (Kopje)
Mosha: 4 vjeç
Mund të mësojmë të kalojmë fijen e hollë nëpër vrimat e vogla tek secila nga kafshët?
Qëllimi: Të futet fija me ngjyra tek vrimat e vogla që gjenden në trupat e kafshëve, për të plotësuar ngjyrën e lëkurës së secilës prej tyre.
Aktiviteti me lidhëza është një ushtrim shumë efektiv për të rritur shkathtësinë e duarve, koordinimin sy-dorë; të njëjtat aftësi që më pas përdoren për të mësuar të shkruajnë, të lidhin këpucët apo të qepin me gjilpëre dhe pé.
Kutia përmban: 6 fletë dhe 12 fije me ngjyra.
SKU: DJ01683-1 -
Edukative, Klasike, LOJRA
Djeco Eduludo – Loto e shtëpisë
Mosha: 2 vjeç
Një lojë e shkëlqyer memorie dhe stimiluese për fëmijë të vegjël me imazhe dhe gjuhë. Tema e lojës janë objektet e shtëpisë, për ta bërë edhe më familjare.
Me rradhë, ktheni kartat në mes për të parë nëse përputhen me tuajën!
Përmban 30 karta dhe 5 borde loto.
SKU: DJ08121 -
Art & kreativitet, Edukative, Kompozime të ndryshme, LOJRA
Vizatoni hap pas hapi, Josephine
Mosha: 3-6 vjeç
Mësoni të vizatoni princesha, kukulla, cupcakes, karroca me kuaj e shumë figura të tjera nga përrallat! Udhëzimet jepen hap pas hapi duke ndjekur shëmbujt.
Kutia përmban: 12 karta me ilustrime nga dy anët për të vizatuar, një tabelë vizatimi, një fshirëse dhe një marker
Design-i nga Olivier Latyk
SKU: n/a -
Art & kreativitet, Edukative, Kompozime të ndryshme, LOJRA
Vizatoni hap pas hapi, Kafshët
Mosha: 3-6 vjeç
Mësoni të vizatoni kafshët hap pas hapi duke ndjekur modelin e figurave.
Kutia përmban: 12 karta me ilustrime nga dy anët për të vizatuar, një tabelë vizatimi, një fshirëse dhe një marker
Design-i nga Olivier Latyk
SKU: DJ08319 -
Edukative, LOJRA
Eduludo – Animologix
Mosha: 3-6 vjeç
Një lojë e thjeshtë nga koleksioni Eduludo për të mësuar se si të ndërtojmë figura. Mbi bazametin e vogël prej druri, vendosni 3 lloje kartash transparente: ngjyrën, gëzofin dhe modelin e kafshës. Efekti në fund është shumë i bukur pasi shihni të plotësuar imazhin!
- Nga koleksoni Eduludo, mësoni të rendisni figurat dhe pozicionimin e figurave.
- Seti përmban: 1 bazë druri, 24 karta plastike, 30 modele.
SKU: DJ08310-1 -
Edukative, LOJRA
Spacio – Loja e Perspektivës
Mosha: 4 vjeç
1 lojtar
Një lojë për të ndërgjegjësuar fëmijët mbi orientimin në hapësirë. Qëllimi i lojës është të riprodhoni fotografitë. Fëmija duhet të vendosë saktë figurinat simpatike prej vinyli në tabelë duke riprodhuar imazhin e kartave.
Kutia përmban: 1 bazament prej druri / 6 figurina / 20 karta
SKU: DJ08310 -
Edukative, LOJRA, Lojra formuese
Kopshti me fruta & perime – Magnetik, Janod
Mosha: 3 vjeç
Vareni tabelën magnetike në mur (ose mbi tavolinë) dhe nisni të mbillni në kopsht fruta e perime!
Mund të kompozoni një kopsht fantastik me 70 pjesë magnetike.
Përfshihet një poster edukativ i dyanshëm në 6 gjuhë.
Materiali: Dru
Përmasa: 42 x 30 cm
***
Janod është një ndër markat më tradicionale dhe simbolike franceze, e cila që nga viti 1975 krijon dhe prodhon lojra druri, lojra edukative dhe argëtuese bazuar në prototipe origjinale.***
Disa nga lojrat klasike të Janod janë aq popullore në Francë, sa duket të mbash në dorë një pjesë historie që kanë shënuar fëmijërinë e shumë brezave.
Për të sjell një lojë të re, duhet 1 vit nga idea fillestare dhe hedhja në treg.
Lojrat janë të trashëgueshme. Lojrat dhe paketimet janë punuar me dru apo materiale të riciklueshme.
SKU: n/a -
Edukative, LOJRA
Loja e Fjalëve – Magnetike
Mosha: +3 vjeç
Një lojë magnetike për të mësuar alfabetin dhe drejtshkrimin e fjalëve të tyre! Formoni fjalë në tabelën magnetike duke përdorur 168 shkronjat magnetike, duke ndjekur 26 kartat në frëngjisht dhe anglisht dhe të ilustruara me ngjyrat Popipop.
Materiali: Karton
SKU: n/a -
Edukative, Mjete shkollore dhe artistike
Mësoni shkronjat me Janod!
Mosha: 6 vjeç
Mësoni alfabtin duke u argëtuar me setin didaktin nga Janod. Seti vjen me 26 karta, secila prej tyre me nga një shkronjë. Shkronjat model janë shkruar në 3 mënyra: të mëdha, të vogla dhe kursive, shoqëruar me shigjeta për të treguar kahun e saktë të shkrimit. Shkronjat e model janë edhe me reliev, për të ndier me anë të prekjes formën e tyre. Nga ana e kundërt e kartës, mund të ushtroheni duke shkruar vet dhe fshirë sa herë të doni.
Seti përmban: 26 karta me shkronja, fshirëse dhe lapustil, sirtar të vogël për të ruajtur aksesorët.
***
Janod është një ndër markat më tradicionale dhe simbolike franceze, e cila që nga viti 1975 krijon dhe prodhon lojra druri, lojra edukative dhe argëtuese bazuar në prototipe origjinale.***
Disa nga lojrat klasike të Janod janë aq popullore në Francë, sa duket të mbash në dorë një pjesë historie që kanë shënuar fëmijërinë e shumë brezave.
Për të sjell një lojë të re, duhet 1 vit nga idea fillestare dhe hedhja në treg.
Lojrat janë të trashëgueshme. Lojrat dhe paketimet janë punuar me dru apo materiale të riciklueshme.
SKU: n/a -
Edukative, LOJRA, Lojra formuese
Pema e madhe në pyll – Magnetike, Janod
Mosha: 3 vjeç
Me 30 figura magnetike, Pema (relativisht e madhe 46x32cm) do të shndërrohet në sfondin e përrallave në pyll. Një lojë e dashur, edukative, cila ngjit dashurinë për natyrën dhe krijimtarinë.
Ilustrimet janë veçanërisht të bukura, deri në detaje të vogla.
Pema paloset dhe mbyllet me magnet, për ta ruajtur deri në lojën tjetër.
Materiali: Dru, magnet.
***
Janod është një ndër markat më tradicionale dhe simbolike franceze, e cila që nga viti 1975 krijon dhe prodhon lojra druri, lojra edukative dhe argëtuese bazuar në prototipe origjinale.***
Disa nga lojrat klasike të Janod janë aq popullore në Francë, sa duket të mbash në dorë një pjesë historie që kanë shënuar fëmijërinë e shumë brezave.
Për të sjell një lojë të re, duhet 1 vit nga idea fillestare dhe hedhja në treg.
Lojrat janë të trashëgueshme. Lojrat dhe paketimet janë punuar me dru apo materiale të riciklueshme.
SKU: n/a -
BLACK FRIDAY, Edukative, LOJRA, Lojra formuese
Radha e Ngjyrave – Janod
Mosha: 2 vjeç
Njohja me ngjyrat është fantastike për fëmijët! Fëmijët e moshës 2 vjeç do të jenë në gjendje të familjarizohen dhe punojnë me 4 ngjyrat kryesore – të kuqe, blu, jeshile dhe të verdhë – falë kësaj loje të bukur renditjeje prej druri.
Këtu fëmijët duhet të vendosin 16 petëzat e mëdha prej druri me ngjyra në tubin plastik përkatës. Pas kësaj, mund të kalojnë në nivelin e dytë të lojës. Fëmijët inkurajohen të riprodhojnë modelet e propozuara në 6 karta.
Dizajn ultra i zgjuar: tubave mund t’u ndërrohet vendi për të rritur nivelin e vështirësisë dhe që aktiviteti të mos bëhet monoton.
Materiali: Dru, plastik.
Përmasa: 31 x 2 x 8 cm e lartë
***
Janod është një ndër markat më tradicionale dhe simbolike franceze, e cila që nga viti 1975 krijon dhe prodhon lojra druri, lojra edukative dhe argëtuese bazuar në prototipe origjinale.***
Disa nga lojrat klasike të Janod janë aq popullore në Francë, sa duket të mbash në dorë një pjesë historie që kanë shënuar fëmijërinë e shumë brezave.
Për të sjell një lojë të re, duhet 1 vit nga idea fillestare dhe hedhja në treg.
Lojrat janë të trashëgueshme. Lojrat dhe paketimet janë punuar me dru apo materiale të riciklueshme.
SKU: n/a -
Edukative, LOJRA, Mjete shkollore dhe artistike, Ngjyra & Mjete
Shkronja Magnetike
Mosha: +3 vjeç
Një kuti e bukur rrethore me 54 shkronja kartoni magnetike. Secila shkronjë është rreth 4cm e lartë dhe në ngjyra të theksuara bazë.
Ngjyra të lehta pastel dhe design i pastër, për të fokusuar përqëndrimin tek shkronjat dhe format e tyre.
Materiali: Karton
SKU: n/a -
Edukative, Mjete shkollore dhe artistike, Tabela & Tavolina Pune
Shkruajmë me shkronja dore – Janod
Mosha: 3-6 vjeç
Nisni të mësoni shkronjat e vogla të dorës me këtë set të plot nga Janod, ku përfshihen:
- tabelë e bardhë magnetike, për të praktikuar shkrimin
- tabelë e bardhë me shkronjat e printuara për t’i njohur e familjarizuar
- 105 shkronja alfabeti magnetike
- tabelë e zezë
- markers & shkumësa
- organizuese për t’i mbajtur të rregullta setin e shkronjave dhe kancelarinë
***
Janod është një ndër markat më tradicionale dhe simbolike franceze, e cila që nga viti 1975 krijon dhe prodhon lojra druri, lojra edukative dhe argëtuese bazuar në prototipe origjinale.***
Disa nga lojrat klasike të Janod janë aq popullore në Francë, sa duket të mbash në dorë një pjesë historie që kanë shënuar fëmijërinë e shumë brezave.
Për të sjell një lojë të re, duhet 1 vit nga idea fillestare dhe hedhja në treg.
Lojrat janë të trashëgueshme. Lojrat dhe paketimet janë punuar me dru apo materiale të riciklueshme.
SKU: n/a -
Edukative, LOJRA, Mjete shkollore dhe artistike, Ngjyra & Mjete, Tabela & Tavolina Pune
Tabela e Alfabetit & Tabelë e Zezë – Janod
Edukative, LOJRA, Mjete shkollore dhe artistike, Ngjyra & Mjete, Tabela & Tavolina PuneTabela e Alfabetit & Tabelë e Zezë – Janod
Mosha: 3-6 vjeç
Mësoni shkronjat me anë të puzzle-it dhe ushtrohuni mbi tabelën e zezë, për t’i shkruar ato.
Ngjyra të lehta pastel dhe design i pastër, për të fokusuar përqëndrimin tek shkronjat dhe format e tyre.
Materiali: Dru
Përmasa e tabelës: 27 x 24cm
***
Janod është një ndër markat më tradicionale dhe simbolike franceze, e cila që nga viti 1975 krijon dhe prodhon lojra druri, lojra edukative dhe argëtuese bazuar në prototipe origjinale.
Disa nga lojrat klasike të Janod janë aq popullore në Francë, sa duket të mbash në dorë një pjesë historie që kanë shënuar fëmijërinë e shumë brezave.
Për të sjell një lojë të re, duhet 1 vit nga idea fillestare dhe hedhja në treg.
Lojrat janë të trashëgueshme. Lojrat dhe paketimet janë punuar me dru apo materiale të riciklueshme.
SKU: n/a -
Edukative, LOJRA, Lojra Zhvilluese, Lojrat e Para, Minimalistic, Sale, Sale Lodra
Numrat prej druri
-47%Edukative, LOJRA, Lojra Zhvilluese, Lojrat e Para, Minimalistic, Sale, Sale LodraNumrat prej druri
Mosha: 18muaj
Lojë dhe mësim! Tabela e bukur prej druri argëton fëmijët e vegjël duke rrotulluar pllakat e vogla, të cilat numërojnë nga 1-10. Për çdo numër ka edhe figura nga koleksioni i personazheve artistike dhe origjinale të Konges Sløjd.
Lodrat prej druri me dizajne minimaliste stimulojnë një gjeneratë të re argëtimi paqësor dhe njëkohësisht didaktik.
SKU: n/a -
Sold out!Edukative, Klasike, LOJRA
Madhësia e kafshëve – Lojë me letra
Mosha: 3-6vjeç
Lojë me letra për 2-4 lojtarë!
Rregullat janë të thjeshta: sa më e madhe kafsha, aq më shumë shanse për të fituar!
Secili lojtar mban fshehur letrat e tij dhe hedh në tokë nga një letër. Lojtari që ka rradhën, duhet të hedh kafshën më të madhe në mënyrë që të fitojë dorën! Nëse dy kafshë janë të njëjtën madhësi, kini kujdes – do të keni një betejë me duar dhe do të fitojë më i forti!
Shumë argëtim për fëmijët e vegjël dhe perfekte për zhvillimin e aftësive të hershme në të menduarit strategjik.
Lojërat me letra Djeco janë perfekte për t’u paketuar në kutinë e tyre dhe për t’u marrë me vete në udhëtime!
SKU: DJ05177 -
Edukative, LOJRA
Loto – 4 stinët
Mosha: 2 vjeç
Loto 4 Stinët nga Djeco është një lojë e thjeshtë dhe argëtuese për fëmijët e vegjël nga 2 vjeç. Është një lojë fantastike memorieje, por edhe për të mësuar mbi stinët e vitit!
Rregullat e lojës: Luani duke i vendosur të gjitha kartat me kokë poshtë. Me radhë secili lojtar i kthen ato. Nëse gjeni një figurë që përputhet me njërën nga katër figurat e tabelës suaj, vendoseni në krye. Lojtari i parë që plotëson tabelën e vet fiton.
Kutia përmban: 4 tabela të ilustruara sipas secilës stinë, 16 karta
SKU: DJ08123 -
Art & kreativitet, Edukative, Kompozime të ndryshme, LOJRA, Mjete shkollore dhe artistike, Ngjyra & Mjete, Stickers Mania
Puffy Stickers – Alfabeti
Art & kreativitet, Edukative, Kompozime të ndryshme, LOJRA, Mjete shkollore dhe artistike, Ngjyra & Mjete, Stickers ManiaPuffy Stickers – Alfabeti
Mosha: 3-6 vjeç
Një koleksion me 300 shkronja të mëdha, me ngjyra, në kuadrate të gjera dhe lehtësisht të përdorshme!
Ngjiten fort, kudo ku i vendosni!
SKU: DJ09081-1 -
BLACK FRIDAY, Edukative, LOJRA, Puzzle, Tabela & Tavolina Pune
Harta e Madhe Magnetike e Botës
- Mosha: 7 vjeç
Rreth botës me 92 magnete! Një mënyrë argëtuese dhe edukative për të zbuluar planetin. Çdo magnet përfaqëson një vend ose rajon të botës, me emrin, kryeqytetin dhe një ilustrim karakteristik të asaj pjese të botës.
Tabela e madhe tregon botën me kontinentet dhe oqeanet e saj: ngjyra e përdorur për çdo rajon ju ndihmon të gjeni vendin e duhur të magnetit.
Argëtohuni dhe mësoni, duke vendosur çdo magnet në vendin e vet dhe do të keni një hartë të mrekullueshme të botës të cilën mund ta varni në mur.
SKU: n/a -
Edukative, LOJRA, Puzzle, Tabela & Tavolina Pune
Harta Magnetike e Kafshëve, Minikids
- Mosha: 2 vjeç
Harta e botës e konceptuar për më të vegjëlit, si një lojë e bukur magnetike me kafshët më karakteristike.
Tabela e madhe tregon botën me kontinentet dhe oqeanet e saj. Vendosni 48 kafshët mbi të sipas vendit ku jetojnë.
Për të ndihmuar fëmijët, një poster i madh edukativ përmban informacione për të identifikuar dhe emëruar kafshët.
Mund ta varni në mur ose të luani mbi tryezë. Magnetet e vogla në formë kafshësh janë në madhësinë e duhur për fëmijët e kësaj moshe dhe mund të përdoren edhe në lojra të tjera ose për qëllime të ngjashme edukative.
Përmasat: 42 x 30 cm
Përshihen: Harta magnetike, 48 kafshë magnetike, një poster
SKU: n/a